Aplikimet për hetues të BKH, eliminohen nga gara 229 kandidatë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 21:51 | Aktualitet
Aplikimet për hetues të BKH, eliminohen nga gara 229 kandidatë

Byroja Kombëtare e Hetimit bën me dije se Komisioni i Përzgjedhjes ka mbylluri procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve që kanë shprehur dëshirën për të qenë hetues në këtë institucion të rëndësishëm.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 653 aplikime dhe kualifikoi për në fazën tjetër 424 kandidatë ndërsa 229 aplikantë të tjerë nuk plotësonin të paktën një nga kushtet e vendosura dhe për këtë arsye u eliminuan nga gara.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 14.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim në Pallatin e Kongreseve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos