Aktori anglez Russell Brand dënohet me 10 vite e gjysmë burg

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2026, 15:33 | Bota

Aktori anglez Russell Brand dënohet me 10 vite e gjysmë burg

Aktori anglez, Russell Brand, është dënuar me 10 vite e gjashtë muaj burg, pasi u shpall fajtor për përdhunim dhe sulm seksual, raporton A2 CNN. 

Sipas gjykatësit, Brand duhet të kalojë të paktën 2/3-tat e dënimit para se të bëjë kërkesë për lirim me kusht, çka do të thotë se do të qëndrojë pas hekurave për të paktën 7 vite.

Vendimi u dha për ngjarje të ndodhura gjatë periudhës 1999–2009 dhe përfshijnë gjashtë gra. Identiteti i tyre mbrohet me të drejtën e anonimatit gjatë gjithë jetës.

Ndërkohë, tashmë është bërë e ditur se Brand po hetohet edhe për akuza të tjera për përdhunim, të ngritura nga dy gra të tjera.

Hetimet për këto pretendime vijojnë, ndërsa ato nuk përbëjnë pjesë të vendimit të dhënë në çështjen aktuale.

Vijon... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos