E frikshme, copa e akullit përplaset mbi xhamin e makinës

Nga A2 CNN
11 Janar 2025, 12:20 | Kapur në kamera

Një shofer kamioni në Kansas pësoi çarje të lehta pasi një copë akulli iu përplas në xhamin e përparmë të kamionit të tij të enjten. Akulli u shkëput nga një automjet në lëvizje. Shoferi i kamionit pësoi dëmtime të lehta dhe fatmirësisht arriti të ndalonte mjetin në mënyrë të sigurt. Sipas Zyrës lokale të Sherifit, disa orë më vonë, një ngjarje e ngjashme ndodhi me një tjetër kamion.

Këto incidente bënë që autoritetet të paralajmërojnë shoferët për të pastruar siç duhet dëborën dhe akullin nga mjetet e tyre para se të nisen në udhëtim. Miliona amerikanë po përballen me dimër të ashpër në shtete të shumta, duke përfshirë dëborë, akull dhe stuhi të fuqishme gjatë ditëve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos