Avokati i Popullit kërkon pamjet: Të identifikohen policët, të miturve iu shkelën të drejtat

Nga A2 CNN
21 Tetor 2026, 15:57 | Aktualitet

Në ditën e nëntë të protestës, Avokati i Popullit ka bërë publike gjetjet nga monitorimi në komisariate. Për të vijuar hetimet nga policia, kërkoi ruajtjen e pamjeve.

Madje, si shqetësim u evidentua mungesa e një numri identifikimi për policët që kryejnë arrestime, por edhe për mjetet që përdorin.

Dokumentimi u kërkua edhe për rastet e dhunës dhe trajtimit.

Sa u përket kushteve, Avokati i Popullit zbuloi se të miturit qëndronin në dhoma me të rritur, por edhe se kishte një numër të lartë personash.

Avokati i Popullit tërhoqi vëmendjen se të miturve nuk iu lejua të kontaktonin me familjen, avokatët apo psikologët.

Sa u përket shkeljeve, në deklaratë u tha se çdo rast do t'i referohet prokurorisë apo institucioneve të tjera të hetimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos