Rama rikthehet sërish këtë të mërkurë në sheshin para zyrave të tij për të vendosur karriget, përmes të cilave kërkon dialog. Në vend të ulëseve të ditës së parë, që i përkisnin periudhës para Luftës së Dytë Botërore, vendosi karrige plastike.
Dialog kërkon me protestuesit, por jo me ata që i quan dhunues.
Edhe një herë paralajmëroi masa. Refuzimi u bë pak orë më pas nga pedagogët, që u nisën nga Politekniku.
Pas protestës para Kryeministrisë, marshimi i përditshëm vijoi drejt Ministrisë së Arsimit, ku tubimi nisi rreth orës 13:00. (A2 Televizion)