Një i ri në Cheshire të Anglisë po vlerësohet si hero, ndërsa një video e tij është bërë virale në rrjet.
Kyle Whiting ishte në berberhane, ndërsa jashtë po ndodhte një ngjarje. Pranë një stacioni autobusi, një person goditi një oficer policie, i cili përfundoi i shtrirë në tokë. Whiting nuk e mendoi dy herë, madje pa hequr farë rrobën të cilën ja kishte vendosur berberi, vrapon në ndihmë të policit dhe arrit ta neutralizojë agresorin derisa në ndihmë i vjen edhe një tjetër oficer.
“Isha ulur në karrige dhe po shkurtoja flokët, ndërsa berberi ndaloi një moment dhe po shihte nga dritarja e pastaj nxori telefonin të filmonte. Pash ngjarjen dhe nxitova. Motra ime është oficere policie dhe do të isha shumë i lumtur nëse dikush do ta ndihmonte nëse ajo do ta ishte në një situatë të vështirë”, është shprehur djali pas ngjarjes.
(A2 Televizion)