Tërmeti në Turqi, momenti dramatik kur njerëzit shpëtojnë për mrekulli

Nga A2 CNN
16 Tetor 2024, 13:40 | Kapur në kamera

Një tërmet i fuqishëm goditi juglindjen e Turqisë, duke shkaktuar panik mes banorëve. Një video e publikuar tregon momentet dramatike kur njerëzit në qytetin Elazığ po iknin me shpejtësi për të shmangur rënien e mbetjeve nga çatitë e ndërtesave.

Pamjet tregojnë se si qytetarët, të frikësuar nga dridhjet e tokës, arritën të shpëtonin për mrekulli nga rreziku i rënies së materialeve ndërtimore, shkruan A2 CNN. Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe autoritetet janë angazhuar për të vlerësuar situatën dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme për ata që janë prekur. 

Në një video tjetër, të siguruar nga Reuters, në qytetin Diyarbakir duken disa pajisje shtëpiake dhe një akuarium që dridhen për shkak të lëkundjeve.

Sipas Shërbimit Turk të Emergjencave, tërmeti kishte magnitudë 5,9, ndërsa sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Europiane, magnituda ishte 6,1 dhe thellësia 9 km. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos