“Prania Besnike i bën spiunë”, Sotiri: Ka deputetë që janë analfabetë, s’dinë të lidhin një fjalë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2026, 21:52 | Politikë

Juxhina Sotiri, përfaqësuese e Forumit të Dialogut Politik, ka kritikuar funksionimin e strukturës “Prania Besnike”, duke e cilësuar atë si institucionalizim të një sistemi ku zgjidhja e problemeve të qytetarëve varet nga afërsia dhe besnikëria ndaj partisë.

E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Sotiri tha se kjo praktikë cenon parimet kushtetuese të decentralizimit dhe ndarjes së pushteteve. Ndër të tjera Sotiri tha se ka deputetë analfabetë që s’dinë të lidhin një fjalë.

“Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se si funksionon ligji dhe ligji themeltar i një vendi është Kushtetuta. Kushtetuta parashikon decentralizim dhe check and balance të të gjitha pushteteve. Me praninë besnike, ajo që unë shikoj është institucionalizimi dhe bërja transparente e sistemit të spiunit, pra ai që është më afër, ai që ka askesin, ai që është besnik i partisë, ka edhe aksesin për ta zgjidhur problemin. Ajo që ne gjithmonë gjithmonë godasim janë parimet e decentralizimit, kushtetuta, pushteti ekzekutiv, pushteti legjislativ, nuk dimë ku është Presidenti. Është shumë e bukur kur deputeti është në terren dhe merret me ‘Praninë Besnike’, por ajo që unë s’kuptoj është që deputeti ka një karton shumë të rëndësishëm për të bërë, korrigjuar ligje, dhe për të mbikëqyrur. S’është fare e nevojshme që të krijojmë struktura mbikëqyrjeje, patronazhimi dhe besnikrie partiake, por mund krijojmë një sistem funksionimi shtetëror”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos