Iftar mes gërmadhave në Gaza

Nga A2 CNN
4 Mars 2025, 11:07 | Kapur në kamera


Banorët e Gazës u bënë bashkë për iftar, në ditën e parë të Ramazanit. Thuajse 5,000 persona u mblodhën në Rafah, të ulur në tryeza. Iftari u shtrua nga vullnetarët në zonë.


Ndërkohë, armëpushimi i brishtë mes Izraelit dhe Hamasit varet në fije të persit pasi Izraeli bllokoi ndihmën humanitare në Gaza, në përgjigje të grupit militant që refuzoi propozimin e ri izraelit për të zgjatur armëpushimin pa ndonjë angazhim për t'i dhënë fund luftës ose për të tërhequr plotësisht trupat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos