Shmanget tragjedia në aeroport, avionët pak metra larg përplasjes

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2025, 10:54 | Kapur në kamera

Reagimi në kohë i një piloti shmangi një tragjedi të mundshme në Aeroportin Midway në Chicago. Një avion i Southwest Airlines ishte duke bërë ulje kur rruga iu zu nga një tjetër mjet fluturues. Aeroplani privat kishte hyrë në piste i paautorizuar, sipas Administratës Federale të Aviacionit. Fluturimi 2504 u ul i sigurt në aeroportin e Chicago-s, pasi ekuipazhit iu desh të manovronte në pak sekonda për të shmangur një përplasje të mundshme. Incidenti është duke u hetuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos