Si kundërshtohen ligjet në Parlamentin e Zelandës së Re

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2024, 15:15 | Kapur në kamera

Një seancë parlamentare në Zelandën e Re u ndërpre përkohësisht pasi deputetët Maori interpretuan një haka. Në këtë mënyrë, deputetët Maori protestuan kundër një projekt-ligji që rishikon Traktatin historik të Waitangi-t, të vitit 1840.

Ky traktat, i nënshkruar midis Kurorës Britanike dhe krerëve Maori, mbetet themelor për rregullimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

Udhëheqësit Maori e kundërshtojnë draftin me argumentin se cënon të drejtat e popullsisë autoktone.

Maori-t përbëjnë 20% të popullsisë së Zelandës së Re dhe debati thekson përplasjen e vazhdueshme mbi interpretimin e traktatit dhe ekuilibrin e pushtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos