200 metra për 34.44 sekonda, Snoop Dog surprizon në provat e Lojërave Olimpike

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 11:05 | Lifestyle

Reperi legjendar, Snoop Dog, u shfaq në provat olimpike të atletikës në Eugene, Oregon. I veshur me një kostum sportiv me ngjyrat e flamurit amerikan dhe me një fotografi të Kobe Bryant, Snoop Dogg u fut në një garë vrapimi 200 metra, kundër ish-medalistit olimpik, Ato Boldon, si dhe dy herë Kampionit të NCAA në 200 metra në natyrë, Wallace Spearmon.

Ndonëse me diferencë nga kampionët e vërtetë, Snoop Dog gjithsesi ia doli të arrijë një rekord të mirë prej 34.44 sekondash. “34.44 për një 52-vjeçar? Nuk është keq”, tha ai pas garës.

Snoop do të shkojë në Paris si korrespondent special për mbulimin e Lojërave Olimpike për NBC, së bashku me prezantuesin e Lojërave Olimpike, Mike Tirico. Provat në SHBA janë duke ecur mirë, me emra të mëdhenj si Sha'Carri Richardson dhe Noah Lyles. "Kjo punë ishte argëtuese ... shumë respekt për të gjithë atletët e klasit botëror ... shihemi në Paris", postoi Snoop në llogarinë e tij X.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos