“Askush të mos hyjë në det!” Mbyllet plazhi në Spanjë: Gjallesa e çuditshme mund t’iu vrasë

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 13:35 | Lifestyle

“Askush të mos hyjë në det!” Mbyllet plazhi në

Turistët në një hapësirë prej shtatë miljesh të bregdetit Costa Blanca në Spanjë janë ndaluar të hyjnë në det pas shfaqjes së një krijese të rrallë detare me helm potencialisht fatal. Bëhet fjalë për “Dragojt Blu” ose Glaucus atlanticus, që ruan helm të fuqishëm nga krijesa si Portugali Man O’War. Kontaktet me këtë krijesë mund të shkaktojnë nauze, dhimbje, të vjella dhe reaksione alergjike të rrezikshme, shkruan A2 CNN.

“Askush të mos hyjë në det!” Mbyllet plazhi në

Kryetari i komunës Guardamar del Segura, Jose Luis Saez, njoftoi vendosjen e flamurit të kuq në plazhet e zonës, duke ndaluar notin deri në urdhër të dytë. Ai theksoi se pavarësisht ngjyrës së ndritshme dhe madhësisë së vogël 3-4 cm, njerëzit duhet të qëndrojnë larg. Komuna nisi një operacion parandalues për të monitoruar qelizat e mundshme të rrjedhura nga rrymat detare dhe i kërkoi publikut të mos i prekë, madje as me doreza, dhe të njoftojë rojtarët ose autoritetet.

“Askush të mos hyjë në det!” Mbyllet plazhi në

Vivers Beach, një zonë natyrore midis lumit Segura dhe La Babilonia Beach, ishte e mbushur me njerëz, por pak guxuan të hyjnë në det, duke rrezikuar gjoba të rënda. Flamuri i verdhë u vendos më vonë, duke lejuar notin me kujdes pranë zonave të rojtarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos