Gazetari Misha Pumo, duke iu referuar deklaratës së Presidentit bjellorus Lukashenko, tha se ka pritshmëri se lufta e Rusisë me Ukrainën mund të përfundojë brenda 3-4 muajve. Duke folur në një lidhje direkte për “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Pumo tha se si Kievi, ashtue dhe Moska janë të sfilitura nga kjo luftë.
“Ka pasur një deklaratë interesante nga Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko, i cili deklaroi se lufta mund të përfundojë për 3-4 muaj, pasi të dyja palët janë të lodhura, të sfilituara nga kjo luftë. Ai deklaroi ndoshta edhe për bujë, që nëse kjo luftë do përfundojë, do të fillojë lufta e tretë botërore”.
I pyetur për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, gazetari tha se Moska e ndjek me interes garën, ndonëse është e përgatitur për një fitore të demokratëve.
“Nga Moska po ndiqet me kureshtje kjo garë, por gjithësesi mendoj që janë të përgatitur për një farë rezultati pozitiv për palën e demokratëve. Sidomos, pritet që edhe Senati mund të bjerë në duart e demokratëve, një gjë e papëlqyeshme për Moskën zyrtare. Edhe në të kaluarën shumica dërrmuese në Senat kanë qenë anti-rusë”. (A2 Televizion)