Burri që agjëron i kërkon gruas që të mos hajë ushqim në autobus, shpërthen sherri dhe debati në rrjetet sociale

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 16:42 | Lifestyle

Burri që agjëron i kërkon gruas që të mos hajë

Një video virale ka ndez një debat në madh në rrjetet sociale, pasi një burrë që agjëronte i kërkoi një gruaje të ndalonte së ngrëni në një autobus në Londër.

Ai pretendoi se aroma e ushqimit e shqetësonte gjatë agjërimit, por gruaja refuzoi duke i thënë se nuk ishte problemi i saj. Pavarësisht se burri e përsëriti kërkesën, gruaja i sugjeroi të zbriste në katin e poshtëm të autobusit nëse e shqetësonte aroma e ushqimit.

Videoja, megjithëse dyshohet se është e inskenuar, ka shkaktuar diskutime të mëdha në rrjetet sociale. Disa mendojnë se gruaja duhet të kishte treguar konsideratë dhe të kishte pritur për të ngrënë diku tjetër. Të tjerë argumentuan se ishte e drejta e saj të hante në një hapësirë publike dhe se burri nuk kishte të drejtë në kërkesën e tij.

Debati vjen në një kohë kur në Mbretërinë e Bashkuar shumë të krishterë po ndjekin agjërimin e Kreshmëve, ndërsa myslimanët agjërojnë për Ramazan. Ndërkohë, për herë të parë në histori, një iftar është mbajtur brenda sallës madhështore në Kalanë e Windsor-it, si pjesë e një nisme për të promovuar bashkëjetesën dhe diversitetin kulturor në Britani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos