Cristiano Ronaldo u rikthye edhe njëherë në qendër të vëmendjes së futbollit evropian në eventin e UEFA-s për shortin e ri të Ligës së Kampionëve.
Ylli portugez u nderua në mbrëmjen galan të UEFA-s me çmimin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në Champions League, por ajo çka ra më shumë në sy ishte veshja e kuruar në detaje që Ronaldo kishte përzgjedhur për t’u prezantuar në Monako.
View this post on Instagram
CR7 mbante veshur një kostum të zi me një xhevahir në xhaketë që të gjithë e panë, por shumë pak u interesuan të kuptonin se sa vlente.
I krijuar nga një gur i rrallë 110 karatësh, i zbuluar në një minierë në Botsvana , "Akh-Ba-Ka High", nga koleksioni "Beyond The Light", është një diamant 33 karatësh, i cili, sipas markës tregtare, "Messika", është një “dëshmi e artit dhe inovacionit”, që “pasqyron përsosmërinë dhe përkushtimin që personifikon Cristiano Ronaldon”. (A2 Televizion)