
Policia ka arrestuar në Vaun e Dejës 71-vjeçarin Kol Ndoji, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit në Napoli me 9 vite burg për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit “Fast”, ndërsa Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e tij në Itali.
Policia e Shtetit
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Fast”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Vaun e Dejës dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i kërkuar nga Italia, i dënuar me 9 vjet burgim.
Gjatë kësaj faze, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Kol Ndoj, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23.04.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale "Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni".
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. (A2 Televizion)