
Një dietë e thjeshtë, e bazuar në gatimet tradicionale të Nepalit, po jep rezultate premtuese në luftën kundër diabetit të tipit 2. Në një vend ku një në pesë persona vuan nga diabeti dhe ku ilaçet shpesh janë të paarritshme për arsye socio-ekonomike, dy studime pilot kanë përdorur gatimet tradicionale dhe të thjeshta si një "kurë" për diabetin e tipit 2 dhe rezultatet janë të habitshme, si brenda ashtu edhe jashtë spitaleve.
Sipas një artikulli të publikuar nga “The Guardian”, studimet pilot kanë treguar se një regjim ushqimor i mbështetur te orizi i kaftë dhe thjerrëzat, i kombinuar me humbje të moderuar në peshë, mund ta vendosë në qetësi sëmundjen në rreth 43% të rasteve.
Në një vend ku një në pesë persona vuan nga diabeti dhe ku ilaçet për diabetin shpesh janë të paarritshme për arsye socio-ekonomike, studimet pilot kanë përdorur gatimet tradicionale dhe të thjeshta si një "kurë" për diabetin e tipit 2. Rezultatet janë të habitshme, si brenda ashtu edhe jashtë spitaleve.
Studimet u realizuan nga shkencëtarë të University of Glasgoë në bashkëpunim me mjekë të Dhulikhel Hospital. Pjesëmarrësit ndoqën për tetë javë një dietë me rreth 850 kalori më pak në ditë, të bazuar kryesisht në “dal bhat”, pjata tradicionale me oriz dhe thjerrëza. Më pas ata vijuan me një regjim pak më të lartë në kalori për të ruajtur peshën e re.
Rezultatet treguan se pacientët humbën mesatarisht 4-5 kilogramë dhe gati gjysma e tyre arritën remision (qetësi e sëmundjes) për të paktën katër muaj. Studiuesit theksojnë se suksesi lidhet me thjeshtësinë e dietës, shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe rikthimin te zakonet tradicionale të të ushqyerit.
(A2 Televizion)