Spartakiada, e organizuar nga BRSS, ishte alternativa komuniste ndaj Lojërave Olimpike dhe përfshinte miliona njerëz para dhe pas rënies së Murit.
Si një alternativë ndaj Lojërave Olimpike , të konsideruara si një shprehje e kapitalizmit të urryer perëndimor, që nga viti 1928 Bashkimi Sovjetik organizoi një seri garash sportive: Spartakiadën.
Emri ishte një homazh për Spartakun, ish-skllavin dhe gladiatorin që udhëhoqi një revoltë skllevërish kundër Republikës Romake në shekullin e 1-rë para Krishtit, duke u bërë më vonë një simbol i proletariatit.
Kur BRSS vendosi të merrte pjesë në Lojërat Olimpike (që filluan në Helsinki në vitin 1952), Spartakiadat nuk u lanë në harresë, por, përkundrazi, vazhduan historinë e tyre brenda bllokut sovjetik. Dhe, krahas ngjarjeve të ngjashme posaçërisht për të rinjtë dhe sindikatat, ato përfshinë miliona atletë.
Gara me të njëjtin emër filluan të mbaheshin edhe në Shqipëri dhe Çekosllovaki në vitet 1950. Pas shpërbërjes së BRSS-së, tradita e Spartakiadës u ringjall nga disa vende ish-sovjetike me një frymë të re, si ngjarje sportive lokale. (A2 Televizion)