Vidhnin automjete luksoze dhe i trafikonin në Shqipëri, shpallen në kërkim dy autorët

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2026, 12:56 | Kronikë

Vidhnin automjete luksoze dhe i trafikonin në Shqipëri, shpallen

Në kuadër të operacionit të koduar “Stolen line”, shpallen në kërkim dy shtetas, që trafikonin automjete luksoze të vjedhura. Të dyshuarit janë shtetasit me inicialet G. L. dhe S. Sh., 55 vjeç, të cilët fusnin makina kontrabandë nga vendet e tjera drejt Shqipërisë. Një automjet tip “Audi”, me vlerë rreth 50 000 euro, u sekuestrua nga policia, pasi u konfirmua i vjedhur nga Sllovakia. Një tjetër automjet, tip “Seat Cupra”, u sekuestrua, pasi u konfirmua i vjedhur në Itali.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestrua 1 automjet tip “Audi”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Sllovaki. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, S. Sh., 55 vjeç.

-Ndërkaq, dje, në kuadër të operacionit “Stolen line”, u sekuestrua 1 automjet tip “Seat Cupra”, me vlerë rreth 40 000, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, G. L.

Punohet për kapjen e të dy shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos