Disa besojnë se zhdukja e mushkonjave do të kishte pasoja serioze për kafshët që ushqehen me to, siç janë zogjtë. Por shkencëtarë të tjerë argumentojnë se mushkonjat nuk janë një pjesë e pazëvendësueshme e dietës së disa specieve omnivore.
Biologu australian Scott O'Neill, themelues i Programit Botëror të Mushkonjave, beson se zhdukja e një prej mushkonjave më të rrezikshme për njerëzit, Aedes aegypti, nuk do të shkaktonte dëme të menjëhershme në ekosisteme.
Qëllimi i Programit Botëror Kundër Mushkonjave është të zvogëlojë përhapjen e infeksioneve të transmetuara nga insekte të tilla si e ashtuquajtura mushkonja e etheve të verdha, e familjes Culicidae, e cila mbart sëmundje si dengu, chikungunya dhe ethet e verdha.
Ndryshe nga speciet e tjera të mushkonjave, të cilat ushqehen me bretkosa dhe peshq, Aedes aegypti injoron mjediset në të cilat jetojnë kafshët e tjera dhe është përshtatur për të jetuar në qytete, ku kafshon vetëm njerëzit.
Ekzistojnë gjithashtu edhe mushkonjat pjalmuese, por sipas O'Neill, edhe zhdukja e tyre do të kishte efekte të papërfillshme, pasi shumë pak bimë varen vetëm nga këto insekte për riprodhim. Ndikimi në ekosistem do të ishte shumë më i keq nëse pjalmuesit jetësorë si bleta do të zhdukeshin.
(A2 Televizion)