"Inside Out" 2 gati të thyejë rekorde! Fitimet kapin shifrën marramendëse, vlerësime maksimale

Nga A2 CNN
3 Korrik 2024, 17:29 | Lifestyle

"Inside Out" 2 gati të thyejë rekorde! Fitimet kapin

"Inside Out 2 " është afër thyerjes së rekordit të fitimeve për një film të animuar.

Në vetëm pak ditë nga publikimi, ai ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarë në mbarë botën. Është filmi i parë i vitit 2024 që e bën këtë. Krahas suksesit të tij në arkë, vlerësimet e 'Inside Out 2' janë gjithashtu jashtëzakonisht pozitive.

"Inside Out 2" është filmi i katërt i animuar me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, duke kaluar "Frozen II". Të ardhurat totale të tij tani janë 1.045 miliardë dollarë.

"Inside Out 2" ndjek 13-vjeçaren Riley teksa ajo fiton emocione të reja - Ankthi, Xhelozia, Shqetësimi dhe Nostalgjia - që janë në kontrast me emocionet e filmit të parë (Gëzim, Trishtim, Frikë, Zemërim, neveri). Ajo ka marrë vlerësimet më të mira për mënyrën se si ankthi është shpjeguar.

Filmi i parë "Inside Out" (2015) fitoi 858.8 milionë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos