Kompania e birrës detyrohet t’i paguajë 130 mijë euro pasi humbi syrin nga shishja

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2023, 14:42 | Lifestyle

Kompania e birrës detyrohet t’i paguajë 130 mijë euro pasi

Kompania spanjolle e prodhimit të birrës Damm, me vendim të Gjykatës Supreme, është detyruar t'i paguajë rreth 130 mijë euro pronarit të një lokali, i cili humbi syrin si pasojë e shpërthimit të një shisheje birre me defekt.

Ngjarja e paprecedentë ndodhi në vitin 2015, në Vilafranca del Penedès (Barcelonë) kur një nga shishet, që ishte ende brenda kutisë plastike, shpërtheu papritmas dhe një nga kristalet i ra në sy pronarit të lokalit. Kjo bëri që ai të humbiste plotësisht syrin, të cilin mjekët u detyruan t’ia hiqnin. Nisur nga këto rrethana, burri ngriti një padi kundër kompanisë Damm dhe siguruesit Aig Europe Limited, ku kërkoi 152 877 euro si kompensim për dëmin e pësuar.

Edhe pse mund të duket e thjeshtë, procesi nuk ishte aspak i lehtë. Në fakt, Gjykata e Shkallës së Parë e Barcelonës hodhi poshtë pretendimin, duke theksuar se “ka dyshime se si ndodhi shpërthimi” dhe pse viktima “nuk kishtevërtetuar asnjë veprim të pamatur nga Damm”.

Përveç kësaj, kompania shpjegoi procesin e kontrollit të cilësisë që shishet kalojnë, pa u konstatuar asnjë problem apo defekt. Megjithatë, më vonë, Gjykata e Barcelonës e la në fuqi ankesën dhe urdhëroi kompaninë dhe siguruesin që ta kompensonin atë me 127 927 euro.

Organi më i lartë gjyqësor vlerësoi se dëmi është rezultat i mosofrimit të garancisë që pritej nga shishja, siç kishte ndodhur në raste të tjera. Dhe, duke qenë se është produkt me defekt, prodhuesi duhet të përgjigjet.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos