Madonna zemëron fansat e saj në koncert! Komentuesit: E pasjellshme! S’më intereson kush je

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 12:04 | Lifestyle

Madonna zemëron fansat e saj në koncert! Komentuesit: E pasjellshme!

Madonna është një ndër divat e muzikës botërore, mirëpo kjo nuk e ka justifikuar aspak faktin që ajo të nisë koncertin e saj plot 3 orë me vonesë. Ylli i popit mërziti audiencën e saj pasi koncerti që do duhet të niste në 20:30 filloi në 23:00. Turma ishte e zhgënjyer dhe sigurisht nuk ia falën, pavarësisht performancës së mirë që ajo bëri.

Fansat në platformën “X” nuk e fshehën zemërimin.

“Nuk më intereson nëse je Madonna. Nëse vonohesh tre orë, je thjesht i pasjellshëm,” shkroi njëri.

 “Koncerti duhej të fillonte në orën 8: 30. Madonna filloi në orën 23:00. E gjithë arena po bërtiste për vonesën e saj. Shfaqje e bukur, por shkoi shumë vonë", tha një tjetër.

Një burim i afërt me Madonna-n tha për Page Six se shkak për vonesën ishin disa probleme teknike gjatë kontrollit të zërit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos