Ndërtesa më e veçuar në botë

Nga A2 CNN
11 Mars 2025, 17:56 | Lifestyle

Ellidaey është ishulli i tretë më i madh i Ishujve Westman, i vendosur në jug të Islandës. Ka një sipërfaqe prej vetëm 0.45 kilometra katrorë dhe mund të arrihet vetëm përmes një litari të vendosur në një nga shkëmbinjtë e tij

Banorët e përhershëm janë vetëm papagajtë. Ishulli është gjithashtu një zonë e mbrojtur dhe një rezervat natyror, shkruan A2 CNN.

Ajo që e bën ishullin të njohur është ndërtesa që ngrihet mbi njërën nga kodrat e tij. Kjo ndërtesë ka frymëzuar shumë legjenda, duke përfshirë spekulime se ajo i përkiste një eremiti fetar apo një miliarderi të çuditshëm që e kishte blerë si një strehë në rast apokalipsi. Disa madje kanë menduar se këngëtarja Bjork është pronarja e kësaj shtëpie të vetmuar.

Megjithatë, e vërteta është se ndërtesa u ndërtua në vitin 1954 dhe i përket një grupi që merret me organizimin e ekskursioneve për gjuetinë e papagajve.

Ndërtesa nuk ka energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm. Ajo shërben si një bazë për të ruajtur pajisje dhe për të pushuar. Shtëpia ka gjithashtu një saunë, që furnizohet me ujë të mbledhur nga shiu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos