Ndeshja me Kroacinë, vajza e Sylvinho shpërthen në lot: Luftëtarët

Nga A2 CNN
19 Qershor 2024, 19:34 | Lifestyle

Ndeshja me Kroacinë, vajza e Sylvinho shpërthen në lot:

Vajza e trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvinho, Taty Mendes ka qenë në Hamburg, si një nga tifozet për kombëtaren e Shqipërisë.

Teksa kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh me golin e parë, në super pjesën e parë të këtij takimi, ajo ka shpërthyer në lot dhe nuk ka ngurruar që ta postojë në rrjetet sociale.

“Luftëtarët”, shkruan në një postim të mëparshëm.

Ajo është padyshim një nga fanset më të mëdha të kombëtares, pasi babai i saj, drejton kuqezinjtë në një kompeticion të rëndësishëm siç është EURO 2024.

Ndeshja me Kroacinë, vajza e Sylvinho shpërthen në lot: (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos