Një asteroid i njohur si "2024 MT-1" kalon pranë Tokës

Nga A2 CNN
8 Korrik 2024, 16:46 | Lifestyle

Një asteroid i njohur si "2024 MT-1" kalon pranë Tokës

Një asteroid do të kalojë sot pranë Tokës dhe NASA thotë se ndodhet në një distancë relativisht të afërt në aspektin hapësinor. Megjithatë, asteroid i njohur si 2024 MT-1 nuk paraqet asnjë rrezik për jetën në Tokë.

Një asteroid është një shkëmb relativisht i vogël që rrotullohet rreth diellit, zakonisht i përbërë nga materiale pluhuri, metalike dhe shkëmbore. Shumica e tyre orbitojnë brenda brezit kryesor të asteroideve, i cili është midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit, por disa ndjekin shtigje që qarkullojnë në sistemin e brendshëm diellor, duke përfshirë dhe "2024 MT-1".

Në qershor, NASA gjurmoi pesë asteroide të vogla që iu afruan Tokës dhe tha se rreth 100 tonë pluhur dhe grimca bombardojnë planetin tonë çdo ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos