Një kartolinë familjare si kurrë më parë… Rihanna - ASAP Rocky publikojnë foto të rralla të familjes

Nga A2 CNN
14 Maj 2024, 09:54 | Lifestyle

Një kartolinë familjare si kurrë më parë…

Rihanna dhe ASAP Rocky janë bërë prindër të dy fëmijëve, teksa kanë zgjedhur që portretin familjar ta mbajnë shumë privat.

Mirëpo, kjo ndodhi deri në ditëlindjen e djalit të tyre të parë.

Reperi ka postuar në Instagramin e tij një sërë fotosh, në të cilat dy yjet e skenës muzikore botërore tregojnë edhe djalin e tyre 9-muajsh, Riot.

Sipas People, ylli 36-vjeçar i popit dhe reperi 35-vjeçar organizuan një festë private në Color Factory në New York City të shtunën, më 11 maj, ku të ftuar ishin rrethi i ngushtë shoqëror.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A$AP ROCKY (@asaprocky) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos