Tedi Blushi për protestat studentore: Nuk i druhem një lëvizjeje si në Serbi, prioritet largimi i Ramës

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2026, 21:40 | Politikë

Tedi Blushi për protestat studentore: Nuk i druhem një lëvizjeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në emisionin “Terminal”, me Leoneta Progrin, ka komentuar protestat studentore dhe pakënaqësitë e të rinjve në Shqipëri.

I pyetur për gjendjen ekonomike të studentëve dhe vështirësitë me të cilat përballen, Blushi u shpreh se ata janë përjashtuar nga mundësitë për të jetuar një jetë dinjitoze.

“Një student sot, me të ardhurat që merr, pra duke bërë dy apo tre punë, e ka të pamundur jo vetëm të ndjekë studimet, jo vetëm të strehohet, por është përjashtuar edhe nga fakti që ky vend, me këtë natyrë të mrekullueshme, të ketë të drejtën që edhe të pushojë.

Pra, i kam përjashtuar nga gjithçka: nga e drejta për arsim, nga e drejta për të jetuar në mënyrë dinjitoze, sepse me këto çmime sot është e pamundur që një student, pa pasur mbështetje nga familja e vet, të mund të jetojë si të gjithë studentët apo bashkëmoshatarët e tij”, deklaroi Blushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos