Një Krishtlindje me fjongo... duke filluar nga këpucët!

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2024, 17:57 | Lifestyle

Një Krishtlindje me fjongo... duke filluar nga këpucët!

Këpucët e momentit janë në përputhje të përkryer me festat e fundvitit. Fjongot shfaqen në atlete, këpucë me takë, balerina madje edhe në çizme.

Një Krishtlindje me fjongo... duke filluar nga këpucët!

Ashtu si pakot e dhuratave, ka shumë modele të dekoruara me një nga elementët më vajzërorë që ekziston dhe të cilat në variantet e reja që do t'ju ofrojmë do të mund të fitojnë edhe zemrat e atyre që, nuk janë të apasoniuar pas tyre.

Një Krishtlindje me fjongo... duke filluar nga këpucët!

Nga vëllimet e ekzagjeruara tek ato të sheshta, nga gurët dhe kristalet te fjongot e thjeshta, fjongot që do të shihni në modelet që kemi zgjedhur, prekin stile dhe frymëzime të ndryshme, për të kënaqur shije të ndryshme.

Ka ngjyra të ndezura dhe të stinës, si e kuqja e ndezur apo metalike, tipike për periudhën më festive të vitit, por edhe nuanca klasike që janë më pak protagoniste të pamjes, si e zeza dhe jeshilja e errët.

Një Krishtlindje me fjongo... duke filluar nga këpucët!

Materialet janë të shumta dhe variojnë nga lëkura, e cila në çizmet me majë sjell në jetë një fjongo në stilin rock, tek kadifeja e butë, përmes aplikimeve mëndafshi, kamoshi dhe bizhuterive të cilat i bëjnë këpucët një element të aftë për të ngritur edhe pamjen më elementare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos