Një ekzekutim simbolik i presidentit amerikan Donald Trump u inskenua të mërkurën në rrugët e Teheranit, pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.
Televizioni shtetëror iranian transmetoi drejtpërdrejt skenën e inskenuar në sheshin Tajrish, ku një aktor i maskuar si Trump, dhe i veshur si i burgosur, u var në mënyrë simbolike nga një person që mbante uniformën e Gardës Revolucionare.
Qytetarë të pranishëm ndoqën dhe brohoritën gjatë performancës, pjesë e një fushate të egër antiamerikane që po merr jetë këto kohë në rrugët e Teheranit.
Më herët në sheshin Engelab u dogj një pankartë ku paraqiteshin Donald Trump, zëvendëspresidenti JD Vance, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe i dërguari amerikan Steve Witkoff.
Lideri suprem iranian, Mojtaba Khamenei, deklaroi të mërkruën se armiqësia amerikane ndaj Iranit nuk do të ndryshojë pavarësisht zhvillimeve politike në SHBA, duke paralajmëruar se çdo sulm i ri amerikan do të marrë një përgjigje shumë më të fuqishme. (A2 Televizion)