I vihet flaka “Trumpit dhe Netanjahut”, shpërthen mina në Hormuz, vritet ushtari turk në kufi me Iranin

Nga Xhevahir Qardaku
5 Nëntor 2026, 16:51 | Bota

Një anije cisternë me karburant u përfshi nga flakët pas shpërthimit të një mine detare në lindje të Hormuzit. Këtë e raporton Marina e Gardës Revolucionare të Iranit, duke shtuar se mjeti lundrues po operonte në një zonë të sigurt.

Cisterna kishte çaktivizuar sistemet e saj të identifikimit, ashtu si edhe anijet e tjera me karburant, të cilat, sipas Gardës, gjithashtu kishin hasur në mina dhe kishin marrë zjarr në ditët e kaluara.

Forcat e Teheranit, me këtë rast, përsëritën se Ngushtica e Hormuzit është e rrezikshme dhe e mbyllur për lundrim për ato mjete që kërkojnë të kalojnë pa koordinim.

Një episod shumë i rrezikshëm raportohet në kufirin mes Turqisë dhe Iranit. Ministria e Mbrojtjes në Ankara njoftoi se një ushtar ishte vrarë më 31 tetor, si pasojë e një arme të shkrepur në territorin e Iranit. Teherani ka hapur një hetim lidhur me incidentin.

Ushtari, sipas ministrisë turke, po ndërhynte për të penguar kalimin e paligjshëm të disa personave, kur është qëlluar për vdekje.

Ndërkohë, në Teheran është mbajtur një manifestim, i cili përfundoi me djegien e një posteri gjigant që paraqiste presidentin amerikan, Donald Trump, dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Gjatë tubimit, pjesëmarrësit ironizuan me disfatat elektorale të tyre.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos