Një udhëtim rreth botës me tren për 100 ditë

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 19:25 | Lifestyle

Një udhëtim rreth botës me tren për 100 ditë

Nëse keni tre muaj kohë të lirë dhe mbi 112 mijë paund në llogari, një udhëtim epik rreth botës me tren mund të jetë aventura që kërkoni.

Kompania britanike “Adventures By Train” ka lançuar turin e saj të parë ndërkombëtar, një udhëtim 100-ditor pa fluturime, që kombinon udhëtimin me trena luksozë dhe lundrime në det. Nisja e parë do të bëhet më 17 mars 2026 nga stacioni i Londrës, St Pancras, dhe do të përfshijë 14 shtete përfshirë Francën, Zvicrën, Austrinë, Turqinë, Japoninë, Kanadanë dhe SHBA-në.

Vetëm 12 persona do të mund të marrin pjesë në këtë udhëtim të parë ekskluziv. Çmimi standard për një biletë është 112,900 £, por çiftet përfitojnë një zbritje të ndjeshme – 89,950 £ për person.

Gjatë këtij udhëtimi pa avion, udhëtarët do të eksplorojnë dhjetëra vende të mbrojtura nga UNESCO, do të shijojnë darka në restorante me yje “Michelin” dhe do të marrin pjesë në përvoja unike kulturore, si ceremonitë e çajit në Tokio apo degustimet e verës në Gjeorgji, shkruan A2 CNN.

Një udhëtim rreth botës me tren për 100 ditë

Në itinerar përfshihen edhe disa lundrime: një prej 23 ditësh nga Tokio në Vancouver, një tjetër transatlantike nga Nju Jorku në Southampton në bordin e "Queen Mary 2", si dhe segmente më të shkurtra në Detin Kaspik dhe në Azi.

Akomodimi do të jetë i nivelit të lartë në hotele historike dhe me pesë yje, si Pera Palace në Stamboll apo Shangri-La në Vancouver. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos