
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës do hapi dyert në ditën e dytë në ambientet e Pallatit të Kongreseve, duke ofruar mundësi unike për ndërlidhje dhe shkëmbim përvojash midis bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare. Mbi 70 sipërmarrje italiane nga rajone të ndryshme të Italisë, përfshirë Pulian, Lazion, Kampanian, Venetën dhe Markën, prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre.
“Një nga sfidat do të jetë të ndihmojmë kompanitë të testojnë aftësinë e tyre për të përthithur ide dhe propozime inovative që vijnë nga jashtë strukturave të tyre, pa qenë e nevojshme të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore modelet ekzistuese të prodhimit. Tirana dhe ky panair janë një hapësirë e mirë për tu rritur në nivele të tjera. ”
Në këtë bashkëpunim spikat roli i Italian Trade Agency dhe nisma ManiFuture, e mbështetur nga Rajoni i Pulias dhe Unioncamere Puglia, që i kushtohet dizajnit, manifakturës dhe arredimit.
“Dizajni, i kuptuar si kulturë e projektimit dhe jo thjesht si një përqendrim te objekti, mund të përfaqësojë një instrument të fuqishëm për transferimin e teknologjisë, duke lehtësuar proceset e inovacionit edhe brenda kompanive më të vogla apo atyre me tradita më të konsoliduara. Në këtë fazë që është Shqipëria, për ne është një mundësi shumë e mirë.”
Kjo ndërthurje ka një rëndësi praktike për investitorët dhe sipërmarrësit.
“Për mua është një nder i vërtetë që të përfaqësoj Nuzzi Metal Design. Ne bashkëpunojmë me kompani, arkitektë, dizajnerë të interierit dhe kontraktorë të përgjithshëm për të realizuar projekte komplekse, duke i kthyer ato në mobilie metalike dhe elemente strukturore. Çdo detaj projektohet dhe përpunohet në punishten tonë, ku u japim formë projekteve unike, të konceptuara për t’i rezistuar kohës.
Një projekt turistik, për shembull, mund të gjejë në të njëjtën hapësirë partnerët për ndërtimin, furnizimin energjetik, teknologjinë apo arredimin,
“Me qendër në zemër të Salentos, Pimar njihet për traditën e saj unike në përpunimin e gurit gëlqeror. Besnike ndaj traditës dhe historisë së saj, të rrënjosur në të kaluarën, kompania arrin njëkohësisht të ndërthurë këtë trashëgimi me eksperimente dhe qasje të reja krijuese. Prej katër brezash, procesi i saj i prodhimit mishëron thelbin e mjeshtërisë italiane në përpunimin e një guri mijëravjeçar.”
Me historinë e tij mbi tri dekada, përfaqësimin ndërkombëtar dhe ambicien për të lidhur tregjet, TIF32 synon ta vendosë Tiranën në qendër të një dialogu ekonomik që kapërcen kufijtë dhe krijon pers pektiva të reja për sipërmarrjen shqiptare. (A2 Televizion)