Pas shpalljes së sëmundjes, Kate Midleton rikthehet sërish në aktivitete publike

Nga A2 CNN
15 Korrik 2024, 10:18 | Lifestyle

Kate Middleton, siç ishte paralajmëruar, mori pjesë në finalen e meshkujve në Wimbledon. Princesha e Uellsit mbërriti në All England Club, e shoqëruar nga vajza e saj Charlotte, rreth gjysmë ore para fillimit të ndeshjes. Ajo u përshëndet me ovacion nga audienca, teksa zuri vendin e saj. E veshur me një fustan të gjatë ngjyrë vjollcë, Kate ndoqi edicionin e 137-të të Kampionatit

Për Kate, e cila u diagnostikua me kancer në mars, kjo ishte dalja e dytë publike, pas daljes së shkurtër në ballkonin e Buckingham Palace, me rastin e Trooping the Colour. 

Kate është pjesëmarrëse e rregullt në Wimbledon dhe që nga viti 2016, ajo mban një rol të rëndësishëm në klubin që pret turneun më të vjetër dhe më prestigjioz në botë. Në fund të finales, gruaja e trashëgimtarit të fronit, zbriti në podium për të dorëzuar Challenge Cup, trofeun për fituesin e turneut për meshkuj, Carlos Alcaraz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos