Chiara Ferragni ishte ndër të ftuarit e shumtë që morën pjesë në dasmën përrallore të Diletta Leotta dhe Loris Karius. Nga ishulli Vulcano, vendndodhja magjike e ceremonisë, ajo ka postuar një sërë fotosh ku shfaqej padyshim mahnitëse. Postimet e saj i ka shoqëruar me vargje nga një kënga e Jovanotti-t. "Është bukur të jetosh edhe nëse ndihesh keq", shkroi influencuesja, e cila po kalon një periudhë shumë të vështirë që pas ndarjes me Fedez dhe disa skandaleve të tjera që iu desh të përballojë, megjithatë po përpiqet të mos humbasë pozitivitetin.
Në dasmën e Diletta Leotta dhe Loris Karius, Chiara Ferragni fillimisht u paraqit me një fustan vezullues të gjatë dhe më pas me një veshje të dytë në ngjyrë blu. Gjatë gjithë festës, Ferragni duket se ka shijuar çdo moment, edhe pse në event ishte prezent edhe Fabio Maria Damato, ish-menaxheri i kompanisë së saj, por të dy e kanë shmangur njëri-tjetrin. (A2 Televizion)