Që në fillimet e saj Inteligjenca Artificiale shihej me dyshim e frikë, se shumë vende pune mund të mbylleshin dhe mijëra njerëz do të ngeleshin pa punë.
Një ndër to është dhe “zanati” i somelierit, ose degustatorit të verës, i cili tashmë mund të zëvendësohet nga një robot, i saktë 100%.
Ekspertët nga Universiteti i Bordosë deklarojnë se inteligjenca artificiale është e aftë të dallojë profilet kimike të verës në mënyrë absolute.
Gjatë testimeve, Inteligjenca Artificiale arriti të identifikojë origjinën, vjetërsinë apo varietetet e ndryshme të rrushit pa gabimin më të vogël.
Kërkuesit tashmë po planifikojnë të bëjnë një garë me somelierët njerëzore për të parë dallimet mes tyre.
(A2 Televizion)