Një valë e nxehtë rekord në vendin më të ftohtë të Tokës, i ka shqetësuar shkencëtarët për të ardhmen e kontinentit Antarktik dhe pasojat që mund të shkaktojë për miliona njerëz në të gjithë globin.
Temperaturat që nga mesi i korrikut janë ngjitur deri në 10 gradë celsius mbi normalen dhe ngrohtësia e papërshtatshme mund të vazhdojë deri në gjysmën e parë të gushtit. Të dhënat më të fundit tregojnë temperaturat e larta në disa pjesë të Antarktidës Lindore, ku zakonisht temperaturat janë midis minus 15 dhe minus 25 gradë celsius tani janë afër minus 10 gradë celsius.
Nxehtësia si e verës në fund të dimrit, edhe pse pjesa më e madhe e kontinentit është ende nën ngrirjen, është alarmante për një vend që mund të gjenerojë rritje katastrofike të nivelit të detit. Pjesa më e madhe e akullit të planetit ruhet në Antarktikë dhe po të shkrihej i gjithë, do të ngrinte nivelet mesatare globale të detit në nivele të frikshme. Rritja e shkrirjes së Antarktidës mund të ndryshojë gjithashtu qarkullimin global të oqeanit që luajnë një rol të madh në klimën e planetit. (A2 Televizion)