Beckham paguan shifrën rekord për shtëpinë në bregdetin e Majemit

Nga A2 CNN
16 Tetor 2024, 21:58 | Showbiz

Beckham paguan shifrën rekord për shtëpinë në bregdetin

David dhe Victoria Beckham kanë paguar shifrën rekord prej 72,3 milionë dollarësh për një pallat në buzë të detit në Miami Beach, raportoi sot portali i specializuar “TheRealDeal”.

Operacioni i blerjes së shtëpisë, që ndodhet në 4736 North Bay Road, u mbyll të hënën e kaluar, shkruan A2 CNN.

Çmimi fillestar ishte 80 milionë dollarë, që do të thotë se familja Beckham arriti një zbritje të konsiderueshme. Megjithatë, është shuma më e lartë e paguar deri më tani për një pronë në zonën ekskluzive të North Bay, ku ka me bollëk rezidenca të pasurish dhe VIP-ash.

Shtëpia e re e familjes Beckham ka nëntë banja, një palestër, një spa, një kinema në shtëpi, një pishinë dhe një kuzhinë. Shitësi është biznesmeni Niklas de la Motte, i cili bleu pronën në vitin 2018 për 10 milionë dollarë por dhjetëfishoi çmimin e saj me ndërtimin e një pallati të ri luksoz në tokë, projektuar nga studio e arkitekturës Choeff Levy Fischman.

Victoria dhe David Beckham, bashkëpronarë të ekipit të Inter Miami, zotërojnë gjithashtu një kat të plotë në kullën e Muzeut One Thousand projektuar nga arkitektja e ndjerë e lindur në Irak, Zaha Hadid, në qendër të Miami. Ata paguan rreth 19,8 milionë dollarë për pronën prej 929 metrash katrorë në vitin 2020, e cila, sipas The RealDeal, nuk është nxjerrë në shitje pavarësisht blerjes së shtëpisë së re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos