
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 309 të tjerë janë plagosur nga sulmi i së shtunës në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad, Arabinë Saudite.
Autoriteti saudit i Aviacionit Civil konfirmoi se mes viktimave janë katër shtetas sauditë, dy persona nga Bangladeshi dhe nga një shtetas i SHBA-së, Jordanisë, Palestinës, Sirisë, Sudanit dhe Egjiptit.
Autoriteti shtoi se disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike. Më vonë, një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite u zotua se do t’i përgjigjet sulmit, të cilin e cilësoi si “krim lufte” dhe për të cilin fajësoi rebelët Huthi të Jemenit.
Ky është sulmi më vdekjeprurës në Arabinë Saudite që prej majit të vitit 2015. (A2 Televizion)