Kina prezanton trenin që “fluturon” mbi shina me 600 km/h

Nga A2 CNN
29 Korrik 2025, 17:41 | Teknologji

Kina prezanton trenin që “fluturon” mbi shina me 600 km/h

Kina ka prezantuar së fundmi një projekt ambicioz që mund të ndryshojë rrënjësisht transportin e shpejtë në botë. Gjatë Ekspozitës së 17-të të Hekurudhave Moderne në Pekin, kompania shtetërore CRRC zbuloi trenin e saj më të ri me levitacion magnetik (maglev), nuk prek hekurudhën, i cili pritet të arrijë shpejtësinë prej 600 km/h, duke u bërë një nga trenat më të shpejtë në botë dhe më i shpejti në Kinë.

Ky model inovativ përdor rrota gome deri në 150 km/h, përpara se të kalojë automatikisht në levitacion magnetik, çka eliminon fërkimin me shinat dhe rrit ndjeshëm efikasitetin. Sipas projektuesve, koha e udhëtimit mes Pekinit dhe Shangait do të reduktohet nga 5 orë e gjysmë në vetëm 2 orë e gjysmë, shkruan A2 CNN.

Teknologjia e përdorur ka përfshirë inxhinieri gjermane, ndonëse Kina paraqitet si lider i projektit.

Trenat maglev, përveç shpejtësisë ekstreme, dallohen edhe për ndotjen minimale dhe efikasitetin energjetik, duke sfiduar madje edhe fluturimet ajrore në distanca të mesme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos