Kriptomonedhat po rriten ndjeshëm, të nxitura nga politikat tregtare të SHBA-së dhe njoftimet e reja të tarifave të Donald Trump.
Bitcoin arriti një rekord të ri prej 121,352 dollarësh, duke shënuar një rritje prej 1.9%. Një moment historik ky për kriptomonedhën më të madhe në botë,
Edhe monedhat e tjera Ehereum (+1.8%), Binance (+1%), Dogecoin (+4.2%) dhe Cardano (+2.4%) shënuan gjithashtu rritje.
Duke filluar nga e hëna, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së do të debatojë një sërë projektligjesh për t'i siguruar industrisë së aseteve digjitale kuadrin rregullator të vendit që ajo e ka kërkuar prej kohësh. (A2 Televizion)