Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2025, 18:58 | Teknologji

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Pas çmimeve për ilaçet kundër obezitetit dhe HIV-it vitet e fundit, këtë vit shkenca ndryshoi kurs. Njohja si arritja shkencore e vitit shkoi për tejkalimin global të lëndëve djegëse fosile nga burimet e rinovueshme.

Revista Science ka shpallur si “Breakthrough of the Year 2025” tejkalimin global të energjisë së rinovueshme mbi burimet fosile. Për herë të parë, energjia e gjeneruar nga dielli dhe era ka arritur të mbulojë rritjen e konsumit elektrik global gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, duke dhënë më shumë energji sesa qymyri.

Kina udhëheq këtë tranzicion, si prodhuese kryesore e teknologjive kyçe si panelet diellore dhe bateritë. Megjithatë, vendi mbetet një nga emetuesit më të mëdhenj të CO2 në botë, një paradoks i shpjegueshëm me prodhimin e madh industrial dhe popullsinë e saj.

Por sfidat për t’u shkëputur nga karburantet fosile mbeten ende të mëdha si: rezistenca politike në disa vende, si SHBA, vështirësitë e riciklimit të paneleve dhe baterive, si dhe kapaciteti i kufizuar i rrjetit elektrik për të shpërndarë energjinë e prodhuar.

Sipas raportit Beyond Fossil Fuels, vetëm në Evropë rreth 1.700 GË energji e rinovueshme mbeten të bllokuara.

Viti 2025 tregon se një e ardhme energjetike e pastër është e mundur, por për ta arritur plotësisht duhet të investojmë në infrastrukturë, të kapërcejmë rezistencat politike dhe të përmirësojmë riciklimin e materialeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos