“Plug and Play Tirana”, eventi që mblodhi 140 investitorë ndërkombëtarë nga mbi 20 shtete

Nga Armend Pire
16 Tetor 2025, 20:04 | Teknologji

Eventi më i madhi i novacionit në rajon tashmë ka mbërritur në Tiranë. Më datat 16-17 tetor, në kryeqytet do të zhvillohet Expo-ja e parë e “Plug and Play Tirana”, e cila përfaqëson kulmin e programit akselerues që u lançua për herë të parë në vendin tonë në muajin mars.

Në aktivitet ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, ku spikasin mbi 60 të ftuar nga korporata prestigjioze ndërkombëtare si Mastercard, Bosch, Air France etj., si edhe themelues, 140 investitorë ndërkombëtarë dhe shumë inovatorë nga mbi 20 shtete, të cilët do të flasin në dhjetra panele mbi: AI, fintech, mobilitet, qëndrueshmëri, kibernetikë, agritech, medtech, edtech, e shumë të tjera, shkruan A2. 

“Plug and Play” nuk është thjesht një mbështetje për startup-et, por një urë lidhëse me tregun global. Startup-et më të mira të rajonit do të nisen drejt Silicon Valley për shansin më real të rritjes profesionale që kanë patur ndonjëherë. 

“Plug and Play Tirana” mbështetet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në bashkëpunim me IDEMIA SMART IDENTITY by In Groupe, Piramidën, Bashkinë e Tiranës dhe Innovation Hub.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos