“Programimi zgjati 2 muaj”, flet gjeniu korçar që ka krijuar chatbot-in e parë shqiptar

Nga A2 CNN
16 Korrik 2026, 10:31 | Teknologji

Jori Xurre, gjeniu nga Korça që ka krijuar chatbot-in e parë shqiptar, tregoi se si ia ka dalë mbanë në këtë sipërmarrje të tij.

“Ideja lind dy vite më parë, kur në atë kohë ishte duke zhvilluar një kurs programimi në Python dhe na u dha si detyrë për të ndërtuar një chatbot të thjeshtë, me përgjigje të parashtruara, por jo me inteligjencë artificiale reale dhe sigurisht në atë kohë ishte koha kur sapo u lançua ChatGPT dhe unë sigurisht kisha dëshirën time për të ndërtuar një chatbot real professional. Dhe duke parë mungesën në tregun shqiptar për një chatbot profesional për t'u përdorur nga shqiptarët, sidomos për arsimin, lindi kjo ide”, tha 14-vjeçari në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

“Fillimisht, ideja ka lindur që në fillim të vitit 2025, para një viti, por sigurisht atëherë unë fillova më shumë të mësoja dhe ndërtua një platformë e thjeshtë, ndërsa pjesa e smart-it nisi që nga shkurti i këtij viti dhe përfundoi në 15 prill. Gati dy muaj e gjysmë”, shtoi Xurre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos