Messenger si “Gatekeeper”, Bashkimi Europian fiton betejën ligjore ndaj Facebook

Nga Xhevahir Qardaku
3 Qershor 2026, 16:17 | Teknologji

Platforma Meta ka humbur betejën ligjore kundërBashkimit Europian lidhur me klasifikimin e aplikacionit Messenger si një “gatekeeper”, status që u imponon detyrime të veçanta kompanive të mëdha teknologjike.

Gjykata e Përgjithshme e BE-së vendosi se Messenger është një platformë e rëndësishme për lidhjen e bizneseve me përdoruesit dhe për këtë arsye i nënshtrohet rregullave të Aktit për Tregjet Digjitale. Megjithatë, gjykata anuloi klasifikimin e platformës Marketplace, duke argumentuar se Komisioni Europian nuk kishte justifikuar mjaftueshëm vendimin e tij.

Meta e mirëpriti këtë pjesë të vendimit dhe tha se po shqyrton hapat e mëtejshëm lidhur me Messenger. Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos