SHBA ka gati avionin “hije”! Mund të fluturojë me shpejtësi deri në 2470 km/h

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 17:08 | Teknologji

SHBA ka gati avionin “hije”! Mund të fluturojë me

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar zhvillimin e një avioni luftarak të gjeneratës së gjashtë, F-47, që pritet të bëhet aktivë mes viteve 2027 dhe 2029. Lajmi u bë publik nga vetë Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore, gjenerali David Allvin, përmes një postimi në rrjetin X, ku ndau disa nga specifikat e këtij avioni të avancuar.

F-47 do të jetë një avion i klasifikuar si "Stealth++", me kapacitete të larta për misione të fshehta, zbulim dhe dominim ajror. Ai do të ketë një autonomi deri në 1.825 kilometra dhe një shpejtësi maksimale mbi Mach 2 (2.470 km/h), duke tejkaluar edhe kapacitetet e F-22 Raptor. Parashikohet që të prodhohen më shumë se 185 njësi të këtij modeli, shkruan A2 CNN.

“Allvin ka theksuar se modernizimi do të thotë ndërtimi i një arsenali që krijon sfida të papritura për kundërshtarët dhe që ruan përparësinë teknologjike të SHBA-së, pa rritur ndjeshëm koston.”

SHBA ka gati avionin “hije”! Mund të fluturojë me

Përveç F-47, u prezantuan edhe dy modele të reja avionësh pa pilot: YFQ-42A dhe YFQ-44A, me një autonomi prej 1.300 kilometrash dhe funksion mbështetës e zbulues. Plani është që të prodhohen mbi 1.000 njësi të këtyre dronëve luftarakë.

Ky zhvillim vjen në një kohë të rritjes së fuqisë ushtarake të Kinës, e cila ka prodhuar modelet e reja J-36 dhe J-50, me kapacitete të krahasueshme me ato amerikane. Sipas “El Confidencial”, avionët luftarakë J-10C të Kinës, të përdorur nga Pakistani, kanë arritur të rrëzojnë deri në pesë avionë indianë në përballje të fundit, përfshirë edhe Rafale, MiG-29 dhe Su-30.

Komandanti amerikan i rajonit Indo-Paqësor, admirali Samuel Paparo, ka ngritur alarmin për përparimin e Kinës në teknologjinë ajrore, duke theksuar sfidat që kjo paraqet për balancën e fuqisë në rajonin Azi-Paqësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos