Argjend mes polemikave, protesta e Qerimajt ndaj jurisë

Nga A2 CNN
2 Korrik 2022, 20:57 | Futboll

Erkand Qerimaj u rendit i dyti në stilin e shkëputjes në peshëngritje, në kategorinë 73 kg, por medalja e argjendtë nuk erdhi pa polemika.

Shtangisti shkodran nuk ia doli t’i realizonte me sukses dy provat e para, ndërsa prova e tretë, ku ai ngriti 149 kg, u konsiderua e parregullt fillimisht nga juria.

Vetëm pas protestave të Qerimajt dhe anëtarëve të delegacionit shqiptar, prova u konsiderua e rregullt. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/02/lojerat-mesdhetare-qerimaj-fiton-nje-tjeter-medalje-per-shqiperine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos