
Negociatat për transferimin e Hakim Ziyech te Milani po hyjnë në orët vendimtare. Pas zyrtarizimit të Maldinit dhe Masara-s në postet drejtuese, kuqezinjtë rikthehen aktivë në merkato.
Ëndrra e kampionëve të Italisë është lojtari i Chelseat, që pas kalimit me bujë nga Ajaksi nuk arriti të ambientohej në Londër dhe po kërkon një aventurë të re.
29-vjeçari e pëlqen idenë e transferimit te një skuadër e madhe si Milani, me klubin që tani po punon për formulën e marrëveshjes. Sipas gjasave, “Djalli” do të sigurojë akord për huazim me detyrim blerje. (A2 Televizion)