Sinjale nga Italia, Emanuele Ndoj te Tirana, goditje që mund të konkretizohet

Nga A2 CNN
2 Korrik 2022, 15:53 | Futboll
Sinjale nga Italia, Emanuele Ndoj te Tirana, goditje që mund të

Transferimi i Emanuele Ndoj te Tirana është më tepër se një ide e merkatos. Nga Italia kanë ardhur sinjale se goditja e madhe e bardhebluve mund të konkretizohet.

Pasi përfundoi huazimin te Cosenza, 25-vjeçari u kthye te Brescia, por emri i tij nuk figuron në listën e futbollistëve që do të nisin grumbullimin.

Fakti që Ndoj nuk është në planet e stafit teknik, i hap rrugën afrimit të tij te kampionët e Shqipërisë.

Tirana do t’i shërbente mesfushorit për t’u rikthyer në nivelet e mëparshme, ku 4 vjet më parë ai debutoi edhe me Kombëtaren, si një prej të rinjve më premtues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos